Lidhje

Aung San Su Ki në burg për shkelje të arrestit shtëpiak


Në Birmani, avokati i udhëheqëses pro-demokracisë Aung San Su Ki thotë se ajo është çuar në një burg të Rangunit, për t’u përballuar me akuzën për shkelje të vendimit për arrest shtëpie. Avokatja Ki Win tha se akuzat burojnë nga një indident i kohëve të fundit, gjatë të cilit një amerikan kaloi me not liqenin dhe u fsheh në shtëpinë e Aung San Su Kisë.

Ai tha se autoritetet e kanë akuzar atë për shklejen e ligjit kundër të ashtuquajturve elementë destruktivë, por se ajo mohon të ketë shkelur ligjin. Avokati tha se ai do të akuzohej për hyrjen në një zonë të ndaluar.

Nuk është e qartë përse Yettaw hyri në shtëpinë e Aung San Su Kisë, dhe me se u mor gjatë dy ditëve që qëndroi atje. Gjyqi ndaj saj pritet të fillojë të hënën dhe ajo mund të përballet deri me 5 vjet burgim, në se gjendet fajtore.

Laureatja e Çmimit Noble, 63-vjeçare, ka qenë nën arrest shtëpie për 13 vjet gjatë 19 vjetëve të fundit. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International bëri thirrje për ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lirin e saj nga burgu i Rangunit.//lk

XS
SM
MD
LG