Lidhje

Propozim rus për traktatin e armëve konvencionale


Rusia thotë se po propozon amendamente për një traktat të rëndësishëm për kontrollin e armëve në Evropë, afati i të cilit skadon në fund të këtij viti.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko, tha se ekziston ende mundësia që traktati i vitit 1990 për forcat konvencionale në Evropë, që u rishkrua në vitin 1999, të vazhdojë të jetë në fuqi.

Vendet e NATO-s nuk i ratifikuan asnjëherë ndryshimet, ndërsa Rusia e ndërpreu pjesëmarrjen e saj në këtë pakt në 2007-n, për të protestuar planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropë.

Në një konferencë të shkurtër shtypi sot, zoti Nesterenko tha se Rusia përpiqet të heqë nga traktati ato që i quan kufizime “diskriminuese” për vendosjn e forcave ushtarake në teritorin e saj.

Ai tha gjithashtu se Rusia do garanci se anëtaret e reja të NATO-s do ta respektojnë traktatin e rishikuar.

Në fillim të kësaj dekade, marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s ranë në nivelin më të ulët të periudhës pas luftës së ftohtë, kur administrata Bush propozoi vendosjen e raketave në Poloni dhe në Republikën Çeke. //ad//

XS
SM
MD
LG