Lidhje

Mijëra civilë në arrati në Luginën Suat të Pakistanit


Autoritetet pakistaneze kanë hequr përkohësisht ndalim-qarkullimin në Luginën e trazuar Suat për të lejuar mijëra civilë të largohen nga zona e luftimeve. Ushtria e hoqi sot për tetë orë ndalim-qarkullimin në qytetin Mingora të luginës, si dhe në rajonet përreth.

Qindra vetë, shumë prej tyre në këmbë, po largoheshin nga zona për të shkuar në kampe refugjatësh të krijuar më në jug. Zyrtarët thonë se mbi 900 mijë vetë kanë braktisur shtëpitë gjatë javëve të fundit ndërkohë që vazhdojnë luftime të ashpra. Afro 500 mijë vetë të tjerë janë larguar gjatë trazirave të mëparshme.

Ushtria tha sot se ka vrarë 55 militantë talebanë në Suat gjatë 24 orëve të fundit. Dhuna shpërtheu pas dështimit të marrëveshjes së armpushimit mes qeverisë dhe militantëve talebanë, që kontrollojnë një pjesë të mirë të rajonit. //ad//

XS
SM
MD
LG