Lidhje

Plane për një tubacion të ri për gazin rus drejt Evropës


Monopoli shtetëror rus i gazit natyror ka nënshkruar marrëveshje me 4 kompani evropiane lidhur me ndërtimin e një tubacioni të rëndësishëm naftësjellës nga Rusia për në Evropë.

Zoti Berluskoni dhe Presidenti rus Vladimir Putin kryesuan ceremonitë e zhvilluara me këtë rast në pikën e pushimit Sochi në Detin e Zi ndërkohë që përfaqësues të Gazpromit rus dhe të kompanisë italiane të energjisë ENI, shënuan fillimin e projektit të ashtuquajtur Rryma e Jugut për transportin e gazit.

Synimi i këtij projekti është ta çojë gazin natyror në rajonin e Detit Kaspik përmes Rusisë, nën Detin e Zi, në disa vende ballkanike dhe në Itali. Gazpromi nënshkroi marrëveshje për projektin në fjalë me kompani bullgare, greke dhe serbe.

Projketi "Rryma e Jugut" do të ishte një alternativë për tubacionin Nabuko, që është planifikuar të furnizojë me gaz Evropën nga Kaspiku në Azerbajxhan, përmes Turqisë, duke shmangur sistemin rus të tubacioneve. //ad//

XS
SM
MD
LG