Lidhje

Obama: do të rifillojnë gjyqet ushtarake për Guantanamon


Presidenti Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë gjyqet ushtarake për personat e dyshuar si terroristë që mbahen në Gjirin Guantanamo.

Presidenti Obama tha të premten se komisionet ushtarake janë të përshtatshme për gjykimin e armiqve që shkelin ligjet e luftës nëse këto komisione strukturohen dhe administrohen si duhet.

Presidenti tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts do të njoftojë Kongresin rreth një numri ndryshimesh në rregullat e gjyqeve ushtarake.

Zoti Obama tha se ndryshimet përfshijnë mospërdorimin si provë të deklaratave që janë nxjerrë nga personat e paraburgosur me metoda mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese të marrjes në pyetje si dhe kufizimin e përdorimit të informacioneve të dëgjuara nga një person tjetër.

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International tha se zoti Obama po shkel një premtim të rëndësishëm të fushatës duke rivënë në funksionim të njëjat komisione ushtarake që ai vetë i quante të dështuara dhe që, sipas organizatës, “janë mjaft difektoze”. //ii

XS
SM
MD
LG