Lidhje

Presidenti Obama: Amerika po punon për mirëqënie afatgjatë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama thotë se përpjekjet për të reformuar sistemin e kujdesit shëndetësor dhe burimet e energjisë janë shenja se Amerika po punon për të vendosur themele të reja për mirëqenie afatgjatë.

Gjatë fjalimit të përjavshëm sot, zoti Obama i vlerësoi ligjvënësit për sjelljen në tryezë të njerëzve me ide të kundërta në industrinë e energjisë për të hartuar një paketë për reformën në këtë fushë.

Presidenti Obama tha se plani do të pakësojë varësinë e Shteteve të Bashkuara tek nafta e huaj, do të inkurajojë prodhimin e energjisë së pastër dhe do të hapë miliona vende të reja pune.

Presidenti vlerësoi gjithashtu grupet e industrisë së kujdesit shëndetësor për një angazhim të pashembullt për uljen e kostos të shëndetësisë me 2 trilion dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme.//mm//

XS
SM
MD
LG