Lidhje

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së së Tiranës


Në Shqipëri Partia demokratike ka nisur sot procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri për degën e saj të kryeqytetit. Votimet mbahen pak javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike. Kryeministri Sali Berisha tha se sipas tij fitorja në kryeqytet do të jetë shumë e thellë. Në garë për drejtimin e Tiranës janë 3 kandidatura, ndërkohë që një ditë më parë prej saj u tërhoq një nga themeluesit e kësaj partia besnik Mustafaj, i cili akuzoi se për zgjedhjet e demokratëve në kryeqytet nuk është respektuar asnjë standart apo normë e statutit për një konkurim transparent. Korrespondenti Armand Mero njofton nga Tirana.

XS
SM
MD
LG