Lidhje

Sri Lanka: Rebelët tamilë janë mundur


Shefi i ushtrisë së Sri Lankës njoftoi sot se rebelët tamilë janë mundur dhe operacionet luftarake kanë përfunduar, duke e vënë të gjithë vendin nën kontrollin e qeverisë për herë të parë që në vitin 1983.

Ministria e Mbrojtjes thotë se presidenti Mahinda Rajapaksa pritet të mbajë nesër një fjalim drejtuar vendit.

Televizioni shtetëror i Sri Lankës njoftoi po sot se udhëheqësi i Tigrave Tamilë Velupillai Prabhakaran ka vdekur.

Një burim në zyrën e Presidentit Mahinda Raxhapaksa, i cili bëri komente në kushte anonimiteti për Zërin e Amerikës, tha se njoftimi zyrtar do të bëhet pasi të ketë konfirmim zyrtar të identitetit.

Më parë sot, ushtria tha se kishte eliminuar të gjitha nyjet udhëheqëse të Tigrave Tamilë.

26 vjet më parë forcat rebele filluan luftimet separatiste për një atdhe të veçantë për pakicën tamile. Që nga ajo kohë, dhjetëra mijëra vetë janë vrarë nga konflikti.//lk




XS
SM
MD
LG