Lidhje

Bisedime SHBA-Rusi për pakësimin e arsenalit të tyre bërthamor


Sot në Moskë filluan bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi një marrëveshje të re për pakësimin e arsenalit të tyre bërthamor. Bisedimet dy-ditëshe synojnë zëvendësimin e Traktatit për Pakësimin e Armëve Strategjike, që skadon në dhjetor.

Negociatorët shpresojnë t’i pakësojnë mosmarrëveshjet në prag të vizitës së planifikaur të Presidentit Obama në Moskë në muajin korrik, për bisedime me homologun e tij rus Dmitri Medvedev.

Negociatorët rusë mund t’i shfrytëzojnë bisedimet për të diskutuar mbi planet e Washingtonit për dislokimin e sistemit të debatueshëm të raketave në Evropë, që Moska e ka kundërshtuar me forcë. Ata duan gjithashtu të vendosin kufizime ndaj mbushjeve bërthamore dhe sistemeve të tyre të dërgimit, si raketa dhe bombardues.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i përshëndeti bisedimet mes Washingtonint dhe Moskës, si me rëndësi të madhe për çështjen e çarmatimit. Ai i bëri këto komente në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë. (ze)

XS
SM
MD
LG