Lidhje

Anija Atlantis shtyn kthimin në Tokë për shkak të motit të keq


Astronautët në bordin e anijes Atlantis do të kalojnë një ditë më shumë në orbitë, pasi moti i keq ka detyruar shtyrjen e kthimit të tyre në Tokë.

NASA anuloi të dyja mundësitë e uljes sot në qëndrën Kenedy të Floridës. Agjencia tha se kushtet e motit me stuhi dhe re, nuk do të lejonin uljen e sigurtë të anijes.

NASA tha se mundësia e parë e uljes është të shtunën në mëngjes. Agjencia tha se baza ajrore Edwards në Kaliforni do të jetë gjithashtu një mundësi për ulje.

Astronautët do të kthehen pas një misioni të suksesshëm për riparimin e teleskopit Hubble të hapësirës.

Shtatë anëtarët e ekuipazhit hynë në histori dje kur u bënë astronautët e parë që dëshmuan në një seancë të kongresit nga hapësira. Ekuipazhi u paraqit me lidhje satelitore para një paneli të senatit që shqyrtonte buxhetin e NASA-s. Presidenti Barak Obama ka kërkuar një rritje prej 5 përqind të buxhetit të NASA-s. //iç//

XS
SM
MD
LG