Lidhje

Pelozi: Nuk heq dorë nga deklaratat për CIA-n


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan Nensi Pelozi tha se nuk heq dorë nga deklarata e saj se në vitin 2002 zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk i treguan të vërtetën Kongresit kur e informuan për teknikat e marrjes në pyetje të personave që dyshoheshin si terroristë.

Zonja Pelozi tha dje në një konferencë shtypi se ajo nuk ka çfarë të shtojë tjetër për këtë çështje megjithë kërkesat e udhëheqësit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve për t’i mbështetur deklaratat me prova.

Ligjvënësit republikanë kanë dërguar e-maile ku lenë të kuptohet se zonja Pelozi e ka dëmtuar veten politikisht për shkak të deklaratave të saj madje disa prej tyre kanë kërkuar që ajo të japë dorëheqjen.

Demokratët e kanë bllokuar përpjekjen e republikanëve për të formuar një komision i cili të hetonte akuzat e zonjës Pelozi.

Zonja Pelozi tha javën e kaluar se zyrtarët e CIA-s i kishin komunikuar në vitin 2002 se metodat e marrjes në pyetje të përdorura prej tyre ishin cilësuar të ligjshme nga Departamenti i Drejtësisë dhe se ndaj personave të dyshuar nuk ishte përdorur metoda e simulimit me mbytje.

XS
SM
MD
LG