Lidhje

Kapiteni Xhon Shlei - portret i një veterani amerikan


Pak para se Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore, John Schley u bë oficer i marinës amerikane. Ishte marsi i vitit 1941. Ai ishte vetëm 23 vjeç. Në dhjetor të atij viti, Shtetet e Bashkuara ishin në luftë dhe për katër vjetët që pasuan, si dhe në dekadat e ardhshme, Shley komandoi pesë destrojerë në kohë luftrash: Luftën e Dytë Botërore, Luftën Koreane dhe luftën në Vietnam.

Kapiteni i marinës amerikane John Schely ka shumë arsye për të qënë krenar: në moshën 90 vjeçare ai është plotësisht aktiv megjithëse ka shërbyer në tre luftëra: në Luftën e Dytë Botërore, atë koreane dhe atë të Vietnamit.

Pak muaj para se Shtetet e Bashkuara të hynin në Lufën e Dytë Botërore, John Shley hyri në marinë. Ishte viti 1941, ai ishte 23 vjeç dhe sapo ishte diplomuar për ekonomi. Si ushtar i ri, ai shpejt provoi tmerret e luftës. Ja se çfarë thotë ai:

"Nëndetëset vinin në mbrëmje shpejt. Mbaj mend një herë kur një torpedo iu afrua anijes sonë gati 50 metra, por nuk na kishte ne si objektiv. Ajo ishte drejtuar për një anije tregëtare në flotën tonë."

Në moshën 24 vjeçare ai u emërua komandant i destroyerit USS Stingham dhe drejtoi misionet në ishujt e Paqësorit Jugor dhe Okinawa. Ai ishte kapiteni më i ri i marinës amerikane në atë kohë.

"Duhet të kryenim shkatërrime nënujore. Afroheshim fshehtazi veçanërisht natën dhe lëshonim notarët."

Kapiteni Schley pa shumë njerëz që u vranë dhe plagosën gjatë luftës. Por ai mbijetoi. Në shtëpinë e tij në Shepherdstown në Virxhinian Perendimore, kujtimet e anijeve dhe misioneve mbeten të paprekura.

"Komandoja destrojerin e divizionit 82 që kishte pesë anije." - kujton ai

Në vitin 1950 ai ishte prësëri në luftë; këtë herë në Kore.

Shumë misione të tjera në tokë dhe det mbushën karrierën e tij me marinën në vitet 1950. Në fillim të viteve 60 ai ishte pjesë e përpjekjeve të luftës në Vietnam.

"Më vonë u bëra komandant i një anije municionesh e cila furnizonte forcat." - thotë kapiteni

Gjatë tre dekadave të tij me marinën, kapiteni Shley komandoi pesë destrojerë. Pas pjesëmarrjes në luftën e tretë, John Schley më në fund doli në pension duke patur përkrah gruan dhe dy fëmijët e tij në qytetin historik të Shepherdstownit. Ai ende nget makinën dhe takohet me miqtë e tij.

Sot kapiteni Schley reflekton për luftën dhe paqen. Ai është ndjerë gjithmonë shumë patriot dhe gjithmonë kundërshtoi atë që bënë nazistët. Por ai nuk pajtohet me luftën.

"Mendoj se është një fatkeqësi e tmerrshme, veçanërisht ato luftra që po zhvillojmë tani, është shumë e vështirë. Nuk e dua luftën. Është shumë keq që kemi luftra por fatkeqësisht ato ndodhin." - thotë ai

Sot, Xhohn Shley jeton vetëm me macen e tij Climber. Ai shkon në palestër tre herë në javë. Shtëpia e tij është plotë me antika dhe fotografi të familjes, veçanërisht të gruas së tij Jean e cila vdiq disa vjetë më parë, pasi kishin qënë të martuar për gati 60 vjetë.

Por John Schley nuk është i penduar pasi ka jetuar intensivisht dy dashuritë më të zjarrta të jetës së tij – atë për marinën amerikane dhe për gruan e tij Jean.//mm//

XS
SM
MD
LG