Lidhje

Përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit hapin fronte të reja pune


Përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, pritet të krijojnë edhe vende të reja pune. Ndërsa papunësia në SHBA është rritur, një numër i madh njerëzish që kanë humbur vendet e punës, po i kthehen përsëri shkollës.

Disa prej tyre kanë zgjedhur marrjen e kurseve në sektorin e të ashtuquajturave “punë të gjelbërta", duke përfituar pikërisht nga politikat e adminsitratës aktuale për ruajtjen e mjedisit. Instalimi i paneleve diellore është një fushë e re pune dhe një kolegj në Kaliforni po ofron klasa në këtë fushë.

Në Kolegjin e San Hozesë në Silicon Valley të Kalifornisë disa nga studentët thonë e shohin të ardhmen e tyre pikërisht tek energjia diellore. Shumë prej studentëve të mbetur të papunë, shpresojnë se njohuritë për energjinë diellore do t’i ndihmojnë ata të gjejnë punë në industrinë energjisë diellore.

Shtetet e Kalifornisë dhe të Floridës, ku Dielli nuk mungon gjatë gjithë vitit, kanë filluar programe të reja dhe po i zgjerojnë ato ekzistueset për trajnimin për punë të gjelbëra të të papunëve të këtyre shteteve, me fondet e marra nga paketa e stimujve qeveritarë me vlerën e 787 miliardë dollarëve.

Studentët shpresojnë se fushata e Presidentit për nxitjen e energjisë alternative dhe për të luftuar ngrohjen globale, do të krijojë miliona vende pune për ambjentin, që paguhen mirë, që nuk mund të eksportohen jashtë Amerikës dhe që nuk kërkojnë një diplomë 4-vjeçare.//lk











XS
SM
MD
LG