Lidhje

SHBA, Rusi, marrëveshje për uraniumin e pasuruar


Rusia nënshkroi një kontratë 1 miliard dollarëshe me tre kompani amerikane për të furnizuar me uranium të pasuruar lehtë reaktorët bërthamorë amerikanë.

Kompania ruse e uraniumit "Techsnabexport", krahu eksportues i Agjencisë Federale për Energjinë Bërthamore, tha se marrëveshja u nënshkrua me firmën amerikane Fuelco, që përfshijnë kompaninë e Paqësorit Elektrik dhe të Gazit dhe dy kompani të tjera amerikane.

Agjencia e lajmeve "Reuters" citoi presidentin e kompanisë "Fulco", Bruce Hamilton të ketë thënë se uraniumi do të japë energji për pesë milionë familje amerikane. Ai tha se marrëveshja ka qenë në negociata për gati pesë vjet.

Më parë sot, zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Moskë konfirmuan nënshkrimin, por Departamenti i Tregëtisë nuk dha hollësi të menjëhershme.

Një zëdhënës i Agjencisë Bërthamore ruse tha se marrëveshja përfshin periudhën 2014-2020.//lk

XS
SM
MD
LG