Lidhje

Volvo mbron shoferët nga pagjumësia


Sipas disa studimeve në Gjermani dhe në SHBA del se rreth 25 përqind e aksidenteve automobilistike në autostrada janë rezultat i shofereve që i merr gjumi në timon. Për t’i dhënë përgjigje këtij problemi, prodhuesi suedez i makinave, Volvo, ka arrritur të krijojë një sistem paralajmërimi për shoferët që ndihen të lodhur nga pagjumësia. Kolegu Kastriot Haxhiaj na çon në vazhdim në Belgjikë, ku po zhvillohen edhe provat për këtë novacion teknologjik që do të revolucionarizojë industrinë automobilistike me synim kryesor sigurinë e shoferit dhe të pasagjerëve.

Prodhuesi suedez i makinave, Volvo, ka zbuluar një mekanizëm që i paralajmëron shoferët para se t’i marrë gjumi në timon.

Sistemi Paralajmërues i Shoferit përdor një sensor në xhamin e parë, që lexon linjat në rrugë, duke parashikuar nëse shoferi po humbet kontrollin apo jo.

Sistemi analizon pozicionin e veturës në rrugë dhe përcakton nëse shoferi ka kapacitet për ta ngarë atë.

Katarina është një nga 20 shoferët që u përshinë në provat me veturën Volvo. Në një pistë speciale në Belgjikë shoferët i japin makinës derisa t’i marrë gjumi. Drejtuesi i grupit inxhinierik ulet pranë Katarinës për të ndaluar makinën, para se ajo të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Katarina ka 20 orë pa gjumë para se të fillojë testin. Pas më shumë se 30 minutash është e lehtë të vërehet paaftsia e saj për të ngarë makinën.

Edhe sensorët e kanë vërejtur këtë dhe japin paralajmërim përmes një alarmi.

Duhet patur parasysh, se sistemi nuk parandalon shoferin të ngasë makinën dhe nuk e ndalon automjetin. Por ai ndihmon shoferin për të marrë vendimin nëse ngarja e makinës është e parrezikshme.

Mbyllja e syve vetëm për katër sekonda në një shpejtësi prej 80 kilometrash në orë nënkupton lëvizjen e makinës 100 metra me një shofer që është duke fjetur.

Katarina u çudit kur pa veten se si kishte ngarë makinën.

Studimet në Gjermani tregojnë se 25 përqind e aksidenteve në autostradat atje janë rezultat i shoferëve që i ze gjumi. Thuajse të njëjtat shifra rezultojnë edhe për autostradat amerikane. Sipas llogaritjeve, mes 100 mijë aksidenteve nga ky shkak, ku rreth 1500 prej tyre janë fatale.

Shoferët e provave në Belgjikë janë të bindur se sistemi i ri mund të pakësojë së tepërmi aksidentet e trafikut.

Sistemi vetëm paralajmëron shoferin se duhet të ndalojë për të pushuar, por është ky i fundit që duhet të marrë vendimin përfundimtar. Një situatë ideale do të ishte zevendësimi i shoferit të përgjumur me një tjetër person në makinë, më i çlodhur.

Sistemi nuk funksionon kur nuk ka korsi të shënuara në rrugë, ose kur ato janë mbuluar nga bora dhe akulli. Kjo është edhe diçka që prodhuesit e makinave po mundohen të përmirësojnë. Sipas Volvos, sistemi në fjalë mund të jetë i gatshëm brenda pak vitesh, duke u bërë kështu prodhuesi i parë i makinave që do t’i japë zgjidhje këtij problemi. //bsa//

XS
SM
MD
LG