Lidhje

Miratohet ligji për anëtarësim e Kosovës në FMN dhe BB


Parlamenti i Kosovës miratoi sot me shumicë votash ligjin për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore. Me këtë, vendi ka përmbushur detyrimet ligjore për marrjen përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë për anëtarësim në këto institucione. Miratimi me procedurë të përshpejtuar e këtij ligji, ndodhi disa javë pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtarë, i bëri Kosovës ftesë zyrtare për anëtarësim.

Miratimi i ligjit përkoi me vizitën në Kosovë të drejtorit ekzekutiv të këtij fondi, Age Bakker, i cili e vlerësoi këtë ngjarje si një hapat më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe përfshirjen e saj edhe në mekanizmat e tjerë të rëndësishëm financiar ndërkombëtarë.

Është me rëndësi përfshirja në këtë komunitet sepse Fondi Monetar Ndërkombëtarë është një institucion për qëndrueshmërinë financiare ndërkombëtare. Anëtarësimi ka të drejta dhe detyrime”, tha zoti Bakker i cili do të hartojë edhe një raport për Kosovën qw sipas tij, mund të krijojë besim tek investuesit ndërkombëtarë se Kosova është vend i mirë për investime. Ai tha se anëtarësimi është i rëndësishëm edhe për përballjen e krizës financiare botërore.

Ndonëse Kosova është goditur me lehtë se sa vendet tjera ajo nuk mund ta shmang atë, prandaj edhe për këtë arsye anëtarësimi në Fondin Monetar është me rëndësi”, tha zoti Bakker, sipas të cilit në rast nevoje vendi mund të kërkojë mbështetjen e fondit.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se anëtarësimi në Fondin Monetar dërgon porosi të qarta për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. “Në të njëjtën kohë është një mesazh i qartë politikë, se Republika e Kosovës është pjekur për të qenë e barabartë me të gjitha shtetet tjera demokratike në botë. Se në Kosovë janë pjekur kushtet dhe konfirmohet, vulosen, politikat zhvillimore të Republikës së Kosovës dhe dërgohet një mesazh i qartë për stabilitetin e saj politik e financiar dhe në këtë mënyrë, këtë mesazh investitorët do ta lexojnë me një sy krejt tjetër nga sa është lexuar deri më tani”, tha ministri Shala.

Pas anëtarësimit në Fondin Monetar, është hapur rruga për votimin në Bankën Botërore, një proces ky që mund të përmbyllet deri më 3 qershor. Autoritetet në Prishtinë besojnë se kah fundi i qershorit do të jenë në Washington për të nënshkruar pranimin e Kosovës në këto dy organizata financiare ndërkombëtare.

Të dyja këto institucione janë të pranishme në Kosovë që nga përfundimi i luftës, por deri tash vendi nuk ka përfituar nga mbështetja e tyre financiare, përveç donacioneve. //iç//

XS
SM
MD
LG