Lidhje

Investitorët e General Motors bien dakord për aksionet pas riorganizimit


Shumica e investitorëve të kompanisë General Motors thotë se mbështet një plan që do t’u jepte një pjesë aksionesh në kompaninë e ristrukturuar, nëse gjiganti i automjeteve në vështirësi shpall falimentimin e pritshëm nesër.

Në një deklaratë sot, një komision jozyrtar investitorësh të General Motors tha se pak më shumë se gjysma e tyre bien dakord t’i shkëmbejnë 27 miliardë dollarë në obligacione me një pjesë pronësie deri në 25 për qind të kompanisë së ristrukturuar.

Nesër mbushet afati që ka kompania për t’u ristrukturuar ose përndryshe të shpallë falimentimin dhe zyrtarët e saj diskutuan dje deri vonë për të vendosur për fatin e saj. Ata mbajnë nesër një konferencë për shtyp.

Analistët thonë se miratimi nga ana e aksionerëve të General Motors do të bënte më të lehtë riorganizimin në rast se fillon procesin e falimentimit. //kk

XS
SM
MD
LG