Lidhje

Përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Osetinë e Jugut


Votuesit në rajonin separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji zgjodhën parlamentin e ri, në votimet e para që kur Rusia e njohu këtë territor si vend të pavarur vitin e kaluar.

Ndërsa mbylleshin qendrat e votimit sot në mbrëmje, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pjesëmarrja mes 52 mijë personave të regjistruar për të votuar ishte afro 75 për qind. Kandidatët nga katër parti besnike të udhëheqësit separatist Eduard Kokoiti konkuruan për 34 vendet e legjislaturës.

Kundërshtarët e Kokoitit thonë se ai ka shtypur mendimin ndryshe dhe frikësuar kritikët para zgjedhjeve. Ata kishin bërë thirrje për boikotimin e votimeve.

Moska e njohu pavarësinë e Osetisë Jugore pasi shtypi përpjekjen ushtarake të Gjeorgjisë për të rimarrë nën kontroll territorin në gushtin e kaluar.//ek


XS
SM
MD
LG