Lidhje

Regjisori Arben Kumbaro me një krijimtari të re


Shfaqja ”Gratë e Trojës”, një përshtatje e veprës së Euripidit nga Elena Mc Laughlin, është vendosur në skenën e Teatrit të Universitetit Loyola të New Orleansit, nga regjizori shqiptar Arben Kumbaro. Shfaqja ka pasur sukses dhe është mirëpritur nga kritika e teatrit, e cila ka vlerësur regjizorin Kumbaro.

Universiteti i Loyolas Në New Orleans, është ndalesa e rradhës për regjizorin e njohur shqiptar, Arben Kumbaro, i cili ndodhej në SHBA, me një bursë të programit Fullbrajt.

Regjizori Arben Kumbaro, ka nisur punën si regjizor që në vitet 1988 me pjesën “Frikë dhe Mjerim në Rajhun e tretë”, e vendosur në skenën e teatrit Kombëtar në vitin 1988. Firmën e tij si regjizor e mbajnë dhe pjesë të tilla si: “Duke Pritur Godonë”, “Shërbëtoret”, “Rrëshajat” “Për një fjalë goje” apo “Viktimat e Detyrës”, të dramaturgut rumun Ionesko, një vepër e cila është shfaqur me sukses dhe në Francë.

Falë një përvoje të tillë, si dhe bashkëpunimeve të shpeshta ndërkombëtare, regjizori Kumbaro, arrin të dallojë dhe cilësojë problematikat që mbart Teatri dhe infrastruktura teatrore në Shqipëri.

Shfaqja “Gratë e Trojës’ u mirëprit nga publiku artdashës I New Orleansit, në të gjitha datat e shfaqjes së saj, thotë regjisori.

“Prania e Arben Kumbaros në Universitetin e Lojolës ishte një eksperiencë frymëzuese për studentët dhe pedagogët tanë. Mënyra pasionale e punës së tij është ngjitëse dhe e fuqishme. Rezultati përfundimtar ishte një produksion tronditës dhe i fuqishëm i “Grave trojane. Çdo njeri i përfshirë në këtë projekt u ndje më pas, një qenie më e mirë, sepse Arbeni ndau talentin e tij me ne” ka shkruar për të Patrick Gendusa, asistent profesor në universitet.

“Produksioni i tragjedisë “Gratë Trojane”, me regji të Arben Kumbaros, ishte një ngjarje teatrale dhe sukses i padiskutueshëm. Profesori Kumbaro mjeshtërisht e udhëhoqi grupin e aktorëve të rinj drejt një produksioni me ngarkesë emocionale, i ndihmuar nga një zgjedhje inteligjente e skenografisë. Universiteti i Lojolës dhe komuniteti i Nju Orleansit ishin të nderuar të kishin mes tyre një artist ndërkombëtar dhe kaq të talentuar” thotë Elizabeth Schiro- Profesore teatri dhe kostumografe pranë Universiteti i Lojolës.

Për regjizorin Kumbaro një nga elementët që e bën të ndjehet i sukseshsëm në bashkëpunimet e deritashme, është elementi shqiptar, që ai ka në formimin e tij artistik, e të cilin e jep në çdo bashkëpunim apo vepër që vendos në skenë.


XS
SM
MD
LG