Lidhje

Bujar Nishani i përgjigjet akuzave të PS-së për letërnjoftimet


Në Shqipëri ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha sot se institucioni i tij është i gatshëm të verifikojë çdo pretendim të opozitës, duke ju përgjigjur kështu dyshimeve të forta të hedhura nga socialistët për manipulim të të dhënave për letërnjoftimet e reja. Socialistët sot i kërkuan komisionit të zgjedhjeve që qendrat e votimit të pajisen me aparturë për verifikimin e letërnjoftimit, për të shmangur sipas tyre çdo mundësi përdorimi dokumentash të fallsifikuara. Ministri Nishani nga ana e tij tha se falsifikimi i letërnjoftimeve është i pamundur.

XS
SM
MD
LG