Disa nga bankat më të mëdha amerikane po marrin masa për t’i ripaguar qeverisë miliarda dollarë borxhe emergjence, që i morën për të përballuar krizën financiare.
Zyrtarët qeveritarë thonë se para se bankat të rikthejnë borxhet duhet të tregojnë se ato janë të afta të sigurojnë kapital nga burime private.
Duke pasur këtë parasysh, bankat JP Morgan Chase, American Express, Morgan Stanley dhe Bank of America kanë filluar të shesin aksione të kompanisë së tyre për publikun. Morgan Stanly thotë se me këtë formë synon të sigurojë 2, 2 miliardë dollarë.
Banka
tjetër, Bank of America, thotë se nga shitja e aksioneve si dhe pasurive të
tjera kryesore, ka arritur të sigurojë 33 miliardë dollarë nga rreth 34
miliardë që, sipas zyrtarëve qeveritarë, i duhen si kapital. //iç//