Lidhje

Statuja e ish presidentit Regan, në sallën kryesore të Kongresit


Sot ne Kongresin amerikan u zhvillua nje ceremoni per te nderuarish Presidentin Ronald Regan.

Statuja e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara u vendos sot ne sallën kryesore të Kongresit. Në ceremoni morrën pjesë drejtues të Kongresit, bashkëshortja e presidentit Regan, Nenci Regan, si dhe ish shefi i personleit të tij, Xhejms Baker. Në ceremoni morën pjesë edhe ligjvënës demokratë. Presidenti Regan vazhdon të jetë një ndër presidentet me popullore ne Shtetet e Bashkuara.

Dje Presidenti Obama nënshkroi dekretin për ngritjen e një komisioni të posacëm për festimin e 100 vjetorit të ditëlindjes së ish presidentit Regan më 6 shkurt të vitit 2011.

Presidenti Obama u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me ish zonjën e parë, Nenci Reagan, e cila qendroi përkrah tij kur zoti Obama nënshkroi ligjin për krijimin e Komisionit për 100 vjetorin e Ronald Reganit. 11 anëtarët e këtij komisioni do të organizojnë festime me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Presidentit të 40-të të Shtetve të Bashkuara.Presidenti Reagan u lind më 6 shkurt 1911 në Tampiko të Ilinoit.//iç//

XS
SM
MD
LG