Lidhje

I paditur fati i dy gazetareve amerikane në Korenë e Veriut



Dy gazetaret amerikane, të ndaluar në Korenë e Veriut, duhej të dilnin në gjyq sot, nën akuzat për veprimtari armiqësore, por shteti komunist nuk dha asnjë informacion rreth fatit të tyre.

Mjetet e informimit të Koresë së Veriut thanë se gazetaret Euna Lee dhe Laura Ling, të televizionit amerikan Current TV duhej të dilnin në gjyq në orën 3 sipas orës vendore, por deri sonte vonë, Pheniani nuk bëri komente rreth gjyqit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk ka lejuar vëzhgues të hyjnë në gjyq.

Dy gazetaret u arrestuan ndërsa po punonin për një raportim nga kufiri mes Koresë së Veriut dhe Kinës, lidhur me refugjatët koreaonëveriorë që ikin drejt Kinë.

Familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara kërkuan që ato të falen, por gjykata mund t’i dënojë ato deri me 10 vjet punë të detyruar. Gjyqi ndaj dy gazetareve po zhvillohet në një prej gjykatave kryesore të Phenianit.

XS
SM
MD
LG