Lidhje

Avioni i rrëzuar - nuk ka shenja terrorizmi, thonë zyrtarët


Ministri brazilian i Mbrojtjes Nelson Zhobim tha se njollat e naftës të zbuluara në Oqeanin Atlantik tregojnë se ka shumë pak mundësi që avioni i kompanisë Air France me numër fluturimi 447 të jetë shkatërruar nga ndonjë shpërthim.

Avioni u zhduk të hënën përballë brigjeve të Brazilit pak pas nisjes nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit. Të 228 udhëtarët dhe ekuipazhi mendohet të kenë vdekur.

Zoti Zhobim tha dje se njollat e naftës tregojnë se avioni nuk duhet të jetë djegur.

Zyrtarët thonë se nuk shikojnë shenja të ndonjë akti terrorist por kreu i hetimeve për palën franceze, Pol Lui Arslanian tha se shkaku i saktë i fatkeqësisë mund të mos mësohet kurrë.

Ai tha se kutitë e zeza që përmbajnë regjistrimet e fluturimit dhe që në këtë rast janë me rëndësi të madhe, ndodhen në fund të oqeanit dhe në një zonë tepër të thyer.

Franca ka dërguar nëndetëse robot në përpjekje për të arritur në vendin ku ndodhet avioni dhe që mund të jetë rreth 7 mijë metra nën sipërfaqe.

XS
SM
MD
LG