Lidhje

Kosova fiton votat për anëtarësim në Bankën Botërore


Udhëheqësit e Kosovës thanë se vendi ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë anëtare e Bankës Botërore. Muajin e kaluar vendi morri votat për të qenë anëtar edhe i Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Prishtina beson se anëtarësimi në këto institucione do të ushtrojë ndikim jo vetëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit por edhe në proceset politike. Korrespondenti ynë në Prishtinë Besim Abazi njofton po ashtu se në Kosovë sot është zgjedhur edhe Avokati i Popullit, pas një zvarritjeje gati trevjeçare të zgjedhjes së tij.

XS
SM
MD
LG