Lidhje

Shpërthimi në xhaminë e Pakistanit lë 32 të vrarë



Një sulm vetëvrasës me bombë në një xhami në Pakistanin veriperëndimor shkaktoi të paktën 32 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, të cilët po mernin pjesë në lutjet e së premtes. Policia tha se shpërthimi ndodhi në Distrikin e Sipërm, pranë kufirit me Afganistanin, ku ushtria pakistaneze ka zhvilluar luftime kundër kryengritësve talebanë.

Dje, Kombet e Bashkuara kërkuan ndihma financiare shtesë për t’u ardhur në ndihmë mbi 2 milionë njerëzve të zhvendosur nga luftimet. Kreu i Agjencisë Humanitare të OKB-së në Pakistan paralajmëroi se disa nga furnizimet mund të mbarojnë deri në korrik, në se bashkësia ndërkombëtare nuk merr masa pa humbur kohë.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së në Afganistan dhe Pakistan, Richard Hollbruk, bëri të njohura planet për dhurimin e një ndihme shtesë prej 200 milionë dollarësh për refugjatët. Dje, ai vizitoi një kamp në Mardan, ku bisedoi me qytetarët e zhvendosur dhe diskutoi për nevojat e tyre.

XS
SM
MD
LG