Lidhje

Aktorja Eliza Dushku viziton zonat e konfliktit në Ugandë


Aktorja amerikane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, është një personazh i njohur i botës së kinemasë dhe televizionit në SHBA. Por tashmë ajo po shpalos dhe një anë tjetër të karakterit të saj, dëshirën për të kryer bamirësi, dhe për të sensibilizuar opinionin botëror për situatat e konfliktit anembanë botës. Ajo vizitoi Ugandën, ku u takua me ish fëmijë ushatarë, të cilët duan që të rinisin një jetë normale.

"Gjithnjë kam dashur që të udhëtoj, sepse kjo më ndihmon që të rritem si njeri, t'i shoh gjërat me sy tjetër, të vlerësoj jetën time dhe mundësinë që më jepet për të treguar dhe ndarë me të tjerët histori të tilla", - thotë ajo, duke iu referuar udhëtimit të saj në Uganda.

Për rreth 20 vjet, rebelët e e Ushtrisë së rezistencës në Uganda kanë rrëmbyer rreth 300 mijë fëmijë, djem e vajza, dhe i kanë përgatitur për të luftuar si ushtarë në armatën e tyre. Aktorja 28 vjeçare shkoi në Uganda me nënën e saj, e cila është profesore e politikave afrikane, dhe e cila e organizoi këtë udhëtim së bashku me studentët e saj.

Eliza Dushku thotë se është e vështirë që të ndërmarrësh udhëtime të tilla, ku ballafaqohesh me histori të dhimbshme, që cilat nuk ke mundësi t'i ndryshosh. Por ajo thotë se të paktën për këta fëmijë është si dhuratë, premtimi se ti i dëgjon historitë e tyre dhe do t'ia tregosh botës mbarë atë çka ka ndodhur atje.

Eliza Dushku i këshillon të gjithë, që të lidhen përmes internetit me organizata humanitare, për të mësuar më tej për fëmijët në nevojë.

2 . Nga dita e sotme ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane filmi i ri me titull "The Hangover".

Premiera e filmit u dha të martën në Los Angelos.

Fabula e filmit është bazuar në natën e fundit të beqarisë së një djali, mbrëmje e cila kalon jo ashtu siç ishte parashikuar, dhe mëngjesi i parë mbas kësaj nate, i gjen protagonistët me dhimbje koke dhe humbje kujtese.

Hoteli luksoz ku kishin rezervuar të kalonin mbrëmjen, është shkatërruar dhe dhëndëri është zhdukur.

Ajo çfarë gjendet aty është një tigër dhe një fëmijë që qan vazhdimisht.

Skenat e filmit janë xhiruar në Las Vegas, kryesisht natën. Dhe për ekipin realizues nuk ishte shumë e lehtë të xhironin natën me tigrin, pasi natën kjo kafshë ka momentin e gjuetisë.

3. Aktorja e mirënjohur Whoopi Goldberg ishte në Londër për premierën e shfaqjes muzikore "Sister Act", ku ajo është producente.

Shfaqja me regji të Peter Schneider-it dhe muzikë nga Alan Menken dhe Glen Slater, është mbështetur në filmin e suksesshëm me të njëtin titull të vitit 1992.

24 vjeçarja Patina Miller interpreton në rrolin e Deloresit, një këngëtare diskotekash, e cila ishte dëshmitare në një vrasje dhe është e detyruar që të futet në programin e mbrojtjes së dëshmitarit, pasi denoncoi vrasjen në polici. Ajo hyn në një kuvend murgeshash, e këtu zë fill dhe fabula komike e filmit. //mm//


XS
SM
MD
LG