Lidhje

Shqipëri: Kujdesi për moshën e tretë


Një nga çështjet më të rëndësishme sociale në gjithë vendet e botës është kujdesi për të moshuarit. Mosha e tretë, është periudha e jetës kur njerëzit kanë nevojë jo vetëm për ndihmë mjekësore, por edhe për ngrohtësinë familjare dhe marrëdhënie shoqërore. Ne do ta trajtojmë në këtë emision këtë çështje. Ne Shqiperi, të moshuarit hasin veshtirësi në rritje për të siguruar jetesën e tyre minimale. Statistikat tregojnë se popullata shqiptare po plaket me shpejtësi, por ende mungojnë planet dhe masat per të përballuar këtë realitet. Emigracioni i konsiderueshëm i të rinjve, i ka lënë prindërit e tyre të moshuar dhe pa mbrojtje, ndërkohe që administrata shtetërore nuk po publikojnë as strategji as fonde për kujdesin e të moshuarve.

XS
SM
MD
LG