Lidhje

Minstri Nishani bën thirrje për tërheqjen kartave të identitetit


Ministria e brendshme njoftoi sot se deri tani kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 1 milionë e 253 mijë shtetas, nga të cilët i kanë tërhequr ato 767 mijë e 200 qytetarë. Ministri i brendshëm, Bujar Nishani, përsëriti edhe një herë thirrjen që sa më shumë qytetarë të aplikojnë sa më parë për kartat e identitetit, ndërkohë që zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes.

Zoti Nishani theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë teknike në prodhimin e numrit të plotë të kartave, dhe se janë instaluar të gjitha kapacitetet teknologjike për një numër shumë herë më të madh.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau fondet shtetërore të parashikuara për fushatën zgjedhore të secilës partie politike. Sipas një formule të përcaktuar që më parë, KQZ ndau me mirëkuptim, 135 mijë dollarë për Partinë Demokratike, 100 mijë dollarë për Partinë Socialiste, dhe më pak për partitë e tjera parlamentare. Çdo kandidati, sipas këtyre të dhënave, u takon afërsisht 1 mijë dollarë për fushatën, ndërkohë që asnjë parti nuk bën transparente shumat e financimeve të tjera dhe as burimet e parave për fushatën luksoze që ka përfshirë vendin.//kh//

XS
SM
MD
LG