Lidhje

Ish-roja: Mlladiç ka lëvizur i lirë nën mbrojtjen e ushtrisë serbe


Një ish roje e të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mladiç, tha se ish komandanti i forcave serbe në Bosnje-Herzegovinë lëvizi lirisht nën mbrojtjen e ushtrisë serbe deri në vitin 2002.

Branislav Puhalo i tha një gjykate të Beogradit se rreth 50 roje të armatosura rëndë e shoqëronin Mladiçin, ndërsa ai shkonte në restorante, në ministrinë e brëndshme dhe në ndeshje futbolli. Ai dëshmoi në gjyqin e një grupi i akuzuar se e strehoi Mladiçin dhe e ndihmoi të shmangte arrestimin.

Autoritetet serbe këmbëngulin se po e kërkojnë për ta arrestuar Mladiçin, kusht kryesor për vendosjen e marrëdhënieve të Serbisë me Bashkimin Evropian.

Gjykata e Hagës ngriti padi kundër Mladiçit në vitin 1995 për rolin e tij në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnje.//lk

XS
SM
MD
LG