Lidhje

I pari nga të ndaluarit në Guantanamo do të gjykohet në SHBA


Autoritetet amerikane kanë sjellë në Shtetet e Bashkuara për herë të parë një të ndaluar, që mbahej në Gjirin e Guantanamos.

Zyrtarë të departamentit amerikan të drejtësisë thanë se i dyshuari i al-Kaidës, Ahmed Gailani mbërriti sot në Nju Jork, ku do të gjykohet nën akuzat për shpërthimet në dy ambasada amerikane në Afrikë, ku gjetën vdekjen 224 veta.

Të akuzuarit me kombësi tanzaniane do t’i ngrihen akuzat zyrtarisht pas rreth një ore.

Ai përballet me 286 akuza, përfshirë edhe konspiracion me Osama bin Ladenin dhe anëtarë të tjerë të al-Kaids për vrasjen e amerikanëve si dhe akuza të tjera për çdo të vrarë në shpërthimet në Afrikë.

12 amerikanë ishin mes të vrarëve më 7 gusht, 1998, në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.

Ahmed Gailani është i ndaluara i parë, që mbahej në Guantanamo, i cili do të gjykohet nga një gjykatë civile në Shtetet e Bashkuara. Gjyqi i tij pritet të jetë një provë e rëndësishme për planin e presidentit Barak Obama për të mbyllur brënda 7 muajve të ardhshëm burgun në Guantanamo dhe për të nxjerrë para drejtësisë disa prej të ndaluarve. (ze)

XS
SM
MD
LG