Lidhje

FIAT-i përsëri shpreh dëshirën për të blerë KRAJSLER-in


Zyrtarë të firmës italiane të makinave, "FIAT", thonë se kompania nuk do të heqë dorë nga planet për blerjen e kompanisë amerikane të makinave "Chrysler", megjithë vendimin e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për shtyrjen e shitjes.

Zyrtarët thanë sot se firma italiane mbetet e përkushtuar për blerjen e Chryslerit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes FIAT-it dhe Chryslerit, "Fiati" mund ta braktisë atë, në se nuk përfundon deri më 15 qershor.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, vendosi dje tështynte shitjen, me qëllim që t'i japë kohë Gjykatës së Lartë të rishikojë ankesat e disa prej investitorëve të Krajslerit.

Investitorët, mes tyre disa fonde pensionesh dhe grupe konsumatorësh, argumentojnë se kompania Chrysler mund të sigurojë më tepër para nga shitja e pasurive të saj një kompanie tjetër, veç FIAT-it, ose duke shitur çdo sektor në mënyrë individuale, në procesin e njohur si likuidim.//lk

XS
SM
MD
LG