Lidhje

Zgjedhjet komunale në Kosovë, qeveria kërkon ndihmë nga OSBE


Qeveria e Kosovës i bëri sot thirrje Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë që të mbështesë procesin e zgjedhjeve për pushtetin komunal që duhet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Organizimi i këtyre zgjedhjeve dhe pritja e një vendimi për datën e mbajtjes së tyre ka nxitur debate ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës, e cila ka shprehur shqetësime për rrjedhën e këtij procesi. Autoritete thonë se nuk ka asnjë arsye për shqetësime dhe shumë shpejt pritet që presidenti i vendit të caktojë datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG