Lidhje

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po del nga recesioni


Ka shenja të reja që tregojnë se ekonomia më e madhe e botës po del nga recesioni por jo pa pasoja të konsiderueshme për shumë amerikanë.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara u rritën në maj për herë të parë në tre muaj. Ekspertët vëzhgojnë nga afër shitjet me pakicë pasi kërkesa e konsumatorëve përbën dy të tretën e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Punës thotë se tregu u përmirësua javën e kaluar ndërsa numri i njerëzve që kërkuan asistencë për papunësi ra me 25 mijë në mbarë vendin. Ky është përmirësimi i tretë në katër javët e fundit.

Por një studim i ri nga Banka Qendrore thotë se familjet amerikane humbën më shumë se 1 presje 3 trilion dollarë pasuri në tre muajt e parë të këtij viti nga rënia e vlerës së aksioneve dhe shtëpive. //iç//

XS
SM
MD
LG