Lidhje

Protesta në Teheran, pas rizgjedhjes së Presidentit Ahmadinexhad


Protestuesit u përplasën me policinë në rrugët e Teheranit sot, pas rizgjedhjes së presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Dhuna shpërtheu pak pasi Ministri i Brendshëm i Iranit deklaroi se zoti Ahmadinexhad kishte fituar me 62.6 për qind. Sipas rezultateve, presidenti iranian ka siguruar afro dy herë më shumë vota sesa rivali i tij kryesor, kandidati reformator Mir Hosein Musavi që siguroi 33.75 për qind.

Mijëra mbështetës së zotit Musavi marshuan në rrugët e Teheranit. Disa goditën me gurë drejt policëve që përdorën shkopa gome për të shpërndarë demonstruesit.

Zoti Musavi, ish-kryeministër i Iranit, nxorri një deklaratë ku thuhej se ai protestonte me forcë ndaj parregullsive të shumta në votimet e djeshme. Ai u zotua se nuk do të dorëzohej para kësaj farse, siç tha ai.

Rezultatet kanë befasuar shumë analistë që kishin parashikuar një rezultat të ngushtë mes presidentit aktual dhe zotit Musavi.//kk//

XS
SM
MD
LG