Lidhje

SHBA transferojnë në Arabinë Saudite 3 veta nga Guantanamo


Shtetet e Bashkuara transferuan tre persona nga qendra ushtarake e paraburgimit në Guantanamo të Kubës për në vendin e tyre, Arabinë Saudite.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se tre personat ishin lejuar për t’u liruar nga administrata e mëparshme e Presidentit Xhorxh Bush. Në një deklaratë të bërë dje, thuhej se të tre do t’i nënshtrohen një rishikimi juridik në Arabinë Saudite para se të kalojnë nëpër një program rehabilitimi.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara transferuan në vendet e tyre në Çad dhe Irak dy të burgosur të Guantanamos. Po ashtu, një grup i vogël myslimanësh kinezë që mbaheshin në Guantanamo u dërguan për t’u risistemuar në Bermuda.

Administrata Obama ka vendosur ta mbyllë qendrën e paraburgimit ushtarak deri në janar të vitit tjetër. Ajo thotë se 50 persona që mbahen në këtë qendër janë gati për t’u liruar. //ii

XS
SM
MD
LG