Lidhje

Presidenti Obama: Shikoj mundësi për ndryshim në Iran


Presidenti Barak Obama tha se shikon mundësi për ndryshim në Iran.

Duke folur dje për zgjedhjet presidenciale në Iran, Zoti Obama tha se administrata e tij “është e gëzuar që shikon se në Iran po zhvillohet një debat i fuqishëm."

Ai tha se pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, ai ka shpresë se debati do ta rrisë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për ta angazhuar Iranin me mënyra të reja.

Po dje, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se një fitore e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad jo domosdo do të përbënte hap prapa për shpresat e administratës Obama për afrim me Iranin.
Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dialog me cilindo që i fiton zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG