Lidhje

G8: Ministrat e Financave shohin shenja stabilizimi të ekonomisë


Ministrat e Financave të grupit të tetë vendeve më të industrializuara, thonë se ekonomitë botërore po japin shenja stabilizimi, por, siç thanë ata, situata mbetet e pasigurt.

Në një deklaratë të dhënë sot pas takimeve dyditore në Itali, ministrat e tetëshes thanë se stabiliteti financiar vazhdon të mbetet i rrezikuar dhe paralajmëruan se shkalla e papunësisë mund të vazhdojë të rritet edhe pasi rritja ekonomike të ketë filluar.

Ministrat thanë se kanë nisur të shqyrtojnë mundësitë sesi të ndërpresin masat ekonomike të stimulusit pasi rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurt. Ata gjithashtu i kërkuan Fondit Monetar Ndërkombëtar të studiojë strategji të mundshme në lidhje me këtë proces.

Kryefinanciarët e G8-ës gjithashtu theksuan vendosmërinë e tyre për të siguruar më shumë stimuj ekonomik nëse do të jetë e nevojshme, por pa rritur inflacionin apo deficitet shtetërore.

Takimi i vendeve të G8-ës kishte për qëllim të arrinte rrugë të përbashkëta para takimit të udhëheqësve të këtyre vendeve në plan të mbahet në muajin korrik. //ek

XS
SM
MD
LG