Lidhje

Nënpresidenti Bajden: Ekonomia amerikane po përmirësohet


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden thotë se gjendja e ekonomisë ishte shumë më e keqe sesa ç’mendonin ekspertët kur administrata e Presidentit Obama hartoi planin për stimulimin ekonomik.

Në një intervistë sot për televizionin NBC, zoti Bajden tha se parashikimet e hershme për gjendjen e ekonomisë dhe papunësinë, dolën më të këqia.

Administrata po derdh 787 miliardë dollarësh nga paratë e taksapaguesve tek ekonomia në përpjekje për të kapërcyer krizën më të rëndë prej dekadash në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Bajden e mbrojti planin, duke thënë se ekonomia po përmirësohet. Ai tha se megjithëse papunësia është më e lartë nga ç’pritej, numri i vendeve të humbura të punës ka rënë.

Nënpresidenti tha gjithashtu se 150 mijë vende pune janë ruajtur ose hapur që kur hyri në fuqi plani i stimulimit ekonomik. //mm//

XS
SM
MD
LG