Lidhje

Vazhdojnë shqetësimet për krizën e ekonomisë globale


Të dhënat e fundit ekonomike që nxitën shpresën se bota mund të jetë duke dalë nga recesioni global nuk arritën t’i zbutnin shqetësimet kudo.

Banka për Zhvillimin e Azisë tha sot se po vë në dispozicion edhe 3,4 miliardë dollarë për vendet në zhvillim, që po përpiqen të dalin nga kriza ekonomike. Zyrtarët në disa ekonomi aziatike kanë thënë se ka shenja që rënia më e madhe ekonomike mund të ketë kaluar.

Por Banka për Zhvillimin e Azisë paralajmëroi se kriza financiare mund të çojë edhe 60 milionë njerëz të tjerë në varfëri ekstreme deri në fund të këtij viti. Rusia publikoi sot të dhëna që tregonin se problemet e saj ekonomike nuk kanë përfunduar.

Shërbimi Federal i Statistikave tha se prodhimi industrial ra me 17 përqind në maj dhe se është 15 përqind më i ulët se vitin e kaluar. Ndërkohë, Këshilli i Europës ka ngritur shqetësimin se kriza financiare mund të ndikojë në rënien e numrit të lindjeve.//lk

XS
SM
MD
LG