Lidhje

NATO: Zvogëlimi i KFOR-it, pasqyrë e përmirësimit të sigurisë


Komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, Admirali Mark Ficxherald, tha sot në Prishtinë se zvogëlim i mëtejmë i trupave të KFOR-it do të pasqyrojë situatën e sigurisë në Kosovë. Admirali amerikan u tha gazetarëve në kryeqytetin e vendit se sfidat që ka tani përballë Kosova nuk janë më ushtarake, por janë sfida që mund të përballohen nga policia civile dhe gjykatat. Duke shpjeguar vendimin e NATO-s që deri në janar të vitit të ardhshëm, në Kosovë do të mbesin 10 mijë ushtarë të KFOR-it, admirali Fitzgerald tha se ky shkurtim nuk lidhet me formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e as me kalimin e përgjegjësive të KFOR-it tek kjo Forcë. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s miratuan javën e kaluar shkurtimin e forcave në Kosovë.


XS
SM
MD
LG