Lidhje

Presidenti Obama për riorganzimin e sistemit rregullator të financave


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, shpalli sot zyrtarisht planet për riorganzimin më të madh në disa dekada të sistemit rregullator të financave, duke thënë se dështimi i sistemit rregullator luajti një rol kyç në krizën finanaciare në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin që mbajti sot në Uashington, zoti Obama prëvijoi reformat që tha se do të shërbejnë për ngushtimin e hendekut dhe doblimin e kompetencave.

Për të parandaluar një krizë tjetër financiare në të ardhmen, Presidenti Obama tha se Banka Qendrore amerikane, ose Rezerva Federale, siç njihet ajo, duhet të ketëkompentanca më të mëdha për të kontrolluar bankat dhe institucionet e mëdha fiananciare, dështimi i të cilave do të dëmtonte ekonominë.

Këshilli rregullator do të mbajë nën kontroll të gjitha format e veprimeve që rrezikojnë sistemin financiar, qofshin këto nga bankat apo institucione të tjera që kanë të bëjnë me financat dhe sigurimet.

Sipas propozimeve të Presidentit Obama, qeveria do të ketë kompetenca të zgjeruara për të marrë nën kontroll institucionet e mëdha financiare jo funksionale, t’i riorganizojë ato dhe t’ua shesë pasuritë e tyre firmave të tjera. //iç//

XS
SM
MD
LG