Lidhje

BE e gatshme të shtojë ndihmat humanitare për Pakistanin


Bashkimi Evropian ka rënë dakord të japë më tepër ndihma humanitare për Paksitanin dhe tha se do të shqyrtojë mundësinë për t’i dhënë këtij vendi prani më të madhe në tregjet evropiane.

Sot zyrtarët evropianë bënë të njohur se do të japin 100 milionë ndihma shtesë për 2 milionë njerëzit që janë larguar për shkak të luftimeve më të fundit në Luginën Swat. Komisionerja e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë, Benita Ferrero-Waldner, tha se në shkëmbim, BE kërkon që Pakistani të luftojë terrorizmin dhe të përmirësojë qeverisjen e vendit.

Ky lajm i BE-së përkoi me takimin e parë mes BE-së dhe Pakistanit në Bruksel, ku mori pjesë edhe Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari. Presidenti çek Vaclav Klaus, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së, tha se Bashkimi është i përgatitur ta ndihmojë Paksitanin në shumë fusha, përfshi hapjen e tregjeve ndaj eksporteve pakistaneze. //ad//
XS
SM
MD
LG