Lidhje

Masat mbrojtëse ndaj një rakete të Koresë së Veriut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa për të mbrojtur territorin e tyre pas njoftimeve se Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një raketë balistike drejt Havait.

Një gazetë japoneze njoftoi të enjten se Koreja e Veriut po përgatitet të hedhë një raketë me rreze të gjatë veprimi në drejtim të shtetit amerikan të Havait në fillim të korrikut. Gazeta citonte ministrinë japoneze të Mbrojtjes, sipas të cilës një raketë e tipit “Taepodong 2”, ose një variant i modernizuar i saj është dërguar më 30 maj nga një uzinë pranë Penianit, për në poligonin Tong-Chang-ri.

Zoti Gejts u tha gazetarëve se kishte miratuar dislokimin e interceptorëve të raketave dhe të një radari në Havai në rast të ndonjë sulmi nga ana e Koresë së Veriut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i vëzhgojnë me shumë kujdes përgatitjet e Koresë së Veriut për lëshimin e raketës.

Ekspertët thonë se nuk ka shanse që një raketë koreanoveriore të arrijë deri në Havai dhe se provat e kaluara të Veriut kanë qenë tepër larg arritjes së një distance të tillë.

XS
SM
MD
LG