Lidhje

BE-ja u bën thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për zgjedhjet


Presidenca çeke e Bashkimit Europian i bëri sot thirrje qeverisë shqiptare dhe partive politike të punojnë së bashku për të siguruar se zgjedhjet do të mbahen në mënyrë paqësore dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë më 28 qershor kanë mundësi ta bëjnë këtë.

Në një deklaratë të shpërndarë në Tiranë thuhet se BE-ja po e ndjek nga afër procesin dhe se është në interesin e Shqipërisë, që këto zgjedhje të jenë paqësore dhe që ato të vlerësohen në përmbushje me standartet ndërkombëtare.

Deklarata ripërsërit se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike dhe i vullnetit për të ecur përpara drejt integrimit të ngushtë me BE. Presidenca e BE-së i bën thirrje qytetarëve që dëshirojnë të votojnë të sigurohen se kanë dokumentat e nevojshëm të identitetit për të votuar. //rd//



XS
SM
MD
LG