Lidhje

4 serbë dënohen për vrasjen e 14 shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë


Gjykata për krime lufte në Beograd shpalli fajtor katër serbë për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Të akuzuarit Zheljko Gjukiç, Dragan Mediç dhe Dragan Borojeviç janë dënuar me nga 20 vjet heqje lirie, ndërsa me 15 vjet është dënuar Miodrag Sholaja.

Në vendimin e gjykatës thuhet se katër të akuzuarit ishin pjesëtarë të njësitit “Skorpionët”, i cili vepronte në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, dhe të cilët më 28 mars tw vitit 1999 kishin hapur zjarr në oborrin e familjes Gashi në qytetin e Podujevës, ndaj 19 civilëve, me qëllim për t’i vrarë. Nga 19 të plagosurit rëndë, vetëm pesë kishin mbijetuar.

Gjykimi i katër pjesëtarëve të “Skorpionëve” filloi në shtator të vitit 2008, ndërsa gjatë procesit janë dëgjuar dhjetëra dëshmi, përfshirë edhe ato të familjarëve të mbijetuar. (ze)

XS
SM
MD
LG