Lidhje

Iran: Khamenei paralajmëron opozitën t'i japë fund  protestave


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi veprimtarët e opozitës t'u japin fund protestave në rrugë lidhur me zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit pas votimeve të 12 qershorit, Ajatollah Khamenei mbështeti Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad si fituesin e padiskutueshëm të zgjedhjeve. Ai u tha udhëheqësve të opozitës se po nuk u dhanë fund protestave do të jenë përgjegjës për çdo veprim dhune.

Përkrahësit e kandidatit presidencial, Mir Hosin Musavi, kanë zhvilluar demonstrata të përditëshme kundër rezultatit të votimeve, për të cilin thanë se ishte i manipuluar në favor të zotit Ahmadinexhad.

Ajatollah Khamenei mbrojti legjitimitetin e votimit në fjalimin që mbajti gjatë lutjeve të sotme, kur tha se fitorja me një diferencë prej 11 milionë votash është tepër e madhe për t'u manipuluar. Udhëheqësi suprem i Iranit dënoi gjithashtu ndërhyrjet e huaja, siç u shpreh ai, që kanë vënë në diskutim rezultatin e zgjedhjeve.

Ajatollah Khamenei foli sot në Universitetin e Teheranit, ku mijëra njerëzit që ishin mbledhur atje dhe në rrugët përreth thërrisnin "vdekje Amerikës" dhe "vdekje Britanisë".

//iç//
XS
SM
MD
LG