Lidhje

Hollivud: Sandra Bullok në filmin "Propozimi"


"Proposal" është filmi që rikthen në ekranin e gjerë aktoren Sandra Bullok, e cila kësaj radhe është në rolin e një drejtueseje të aftë, por që i skadon viza e punës në SHBA. Zgjidhja që ajo i jep këtij problemi është dhe tema e filmit komik "The Proposal". Ndërkohë aktorët dhe regjizori i një tjetër fimi "Transformers: Revenge of the Fallen", morën pjesë në premierën e filmit në Moskë.

Sandra Bullok, i rikthehet ekranit të gjerë me filmin komik "The Proposal", i cili që sot do të fillojë të transmetohet në kinematë amerikane.

Në këtë film ajo interpreton një drejtuese të suksesshme e cila zbulon papritur se i ka skaduar viza për të punuar dhe qëndruar në SHBA, dhe se i duhet të kthehet në vendlindjen e saj në Kanada. Dhe, me sa duket, zgjidhja për situatën e saj është martesa me një vartës të saj, (rol i interpretuar nga Ryan Roynalds) më i ri në moshë, i cili do t'i sigurojë asaj dokumentat ndërsa ajo nga ana e saj do t'a ndihmojë atë që të rritet në përgjegjësi.

Kjo është marëveshja e njëkohësisht fabula e filmit "The Proposal".

Subjekti ndërlikohet disi kur organizmi qeveritar i emigracionit nis hetimet rreth martesës së tyre, dhe çiftit të sapo martuar i duhet që të shpenzojnë një javë në Alaska me prindërit e dhëndrrit për të larguar dyshimet. Por situata dhe kushtet e krijuara bëjnë që dy protagonistët të bien në dashuri, duke i dhënë kuptimin e vërtetë martesës së tyre për dokumenta.

Regjizore e filmit është Ann Fletcher dhe në të interpretojnë aktorët Malin Akerman, Craig T. Nelson, Oscar Nunjez etj.

Ndërkohë, aktorët e filmit "Transformers: Revenge of the Fallen", ishin në Moskë për premierën ruse të filmit.

Shia LABeouf, Megan Fox, Josh Duhamel dhe Tayler Gibson si dhe regjizori i filmit Michael Bay, morën pjesë në prezantimin e filmit, i cili ka pasur mjaft shikues në serinë e parë të tij.

Regjizori i filmit në një konferencë shtypi , ka theksuar se ky film e ka ndihumar që t'u paraqesë shikuesve një tjetër botë nën një këndvëshrtim krejtësisht të veçantë.

Dhe për aktoren Megan Fox ky film është më i mirë se seria e parë, pasi sipas saj kjo seri është më e plotë, ka më shumë veprim dhe skenari është më i mirë.

Buxheti i filmit " Transformers: Revenge of the Fallen", kapi shifrën rreth 200 milion dollarë, ndërkohë që ai do të nisë të shfaqet edhe në Evropë dhe Amerikë më 24 qershor.

XS
SM
MD
LG