Lidhje

Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve


Sot, komuniteti ndërkombëtar përkujton për të nëntin vit Ditën Botërore të Refugjatëve, duke bërë të njohura vuajtjet e miliona njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët është një angazhim i madh e detyrues, pjesë e historisë dhe në thelb të vlerave të këtij vendi.

Kombet e Bashkuara, të cilat krijuan këtë ditë në vitin 2000, caktuan si temë për këtë vit "njerëz të vërtetë, nevoja të vëreteta". Dita Botërore e Refugjatëve 2009 tërheq veçanërisht vemendjen tek nevojat e papërmbushura të rreth 42 milion personave, të shpërngulur nga konflikti, persekutimi, katastrofa natyrore dhe mungesa e ushqimeve, dhe si pasojë të detyruar të shpërngulen në gjithë botën, duke pritur një zgjidhje. Kjo ditë synon të na kujtojë të gjithëve se refugjatët nuk janë statistika pa fytyrë, por individë të vërtetë me dinjitet, të drejta dhe nevoja.

"Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve", tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Antonio Guterres, "le të mos harrojmë se miliona njerëz, për të cilët kujdeset agjencia e OKB-së për refugjatët dhe partnerët tanë, janë njerëzit më të pambrojtur në planetin Tokë. Secili prej tyre ka një histori humane për të treguar. Refugjatët nuk janë statistika pa fytyrë, ata janë njerëz si ti dhe unë, të cilët jo për fajin e tyre kanë humbur çdo gjë".

Shtetet e Bashkuara janë krenare për faktin që japin ndihmën më të madhe për refugjatët, më shumë se një miliardë dollarë në vit, për të mbështetur përpjekjet shumë palëshe në ndihmë të lehtësimit të vuajtjeve jo vetëm të refugjatëve, por edhe të njerzve të shpëërngulur brënda vendit të tyre dhe viktimave të tjera të konfliktit.

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara strehojnë më shumë refugjatë se çdo vend tjetër i botës. Sapo vendosen në këtë vend, shumë prej këtyre ish refugjatëve kanë dhënë një kontribut të madh me talentin, punën e rëndë dhe krijimtarinë e tyre. Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët, i përshëndesin këta ish refugjatë për vendosmërinë e tyre dhe zotimin që të vazhdojnë rolin udhëheqës të qeverisë amerikane për të ndihmuar në rivendosjen dhe risistemimin e refugjatëve. //mm//


XS
SM
MD
LG