Lidhje

Iran: TV shtetëror njofton për 13 të vrarë në përleshje me policinë


Dëshmitarët në kryeqytetin e Iranit, thonë se forcat e sigurisë po patrullojnë rrugët, përfshirë zonat ku u mbajtën dje protestat vdekjeprurëse kundër fitores së kontestuar në zgjedhje të Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Nuk kishte njoftime për grumbullime të mundshme sot, por Teherani vazhdon të jetë i tensionuar, pas një javë demonstratash, herë herë të dhunshme.

Televizioni shtetëror njoftoi se 13 veta u vranë dje në përleshje me policinë. Një xhamije iu vu zjarri.

Mijëra iranianë protestuan nëpër rrugët e Teheranit, megjithë paralajmërimin e udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollahu Ali Kamenei, për ndalimin e demonstratave kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Dëshmitarët në Teheran thonë se policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve thërrisnin “Vdekje diktatorit”.

Media në Iran njofton se kryetari i parlamentit Ali Larixhani tha se të gjithë duhet të respektojë mendimin e atyre që besojnë se rezultati i zgjedhjeve të 12 qershorit nuk ishte i saktë.

Kryetari i Parlamentit tha gjithashtu se Këshilli i Mbikqyrësve, organi i fuqishëm që mbikqyr zgjedhjet nuk duhet të tregohet i njëanshëm por të përdorë çdo mjet për të bindur protestuesit se ankesat e tyre do të shqyrtohen me kujdes.

Zoti Larixhani tha se duhet të bëhet dallim mes atyre që venë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve dhe atyre që organizojnë protesta të dhunshme. në pikëpyetje rezultatet e zgjedhjeve dhe atyre që organizojnë protesta të dhunshme.

Më parë, televizioni shtetëror iranian njoftoi se Këshilli Mbikqyrës ka rënë dakord të rinumërojë 10 përqind të votave në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për president.

Dje, mijra iranianë u përleshën me policinë megjithë paralajmërimin e udhëheqësit suprem të vendit për të ndalur protestat.

Dëshmitarët në kryeqytetin Teheran thonë se policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë mbështetësit e kandidatit që humbi në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, Mir Hosein Musavi. Demonstruesit thërrisnin “Vdekje diktatorit”.

Televizioni shtetëror konfirmoi disa incidente, duke thënë se policia u përlesh me ata që u përpoqën të zhvillonin protesta të paligjshme kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Numri i viktimave nga luftimet e djeshme nëpër rrugë është i paqartë. Por videot e publikuara nga amatorët në faqen e internetit YouTube, tregojnë protestues të plagosur rëndë nga konfrontimet me policinë. Irani e ka kufizuar së tepërmi mbulimin e protestave nga media e pavarur, prandaj njoftimet për viktima ose arrestime është e vështirë të konfirmohen.

Me rënien e natës, njerëzit dolën nëpër taracat e banesave duke thirrur “Zoti është i Madh”.

Organizata e të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch thotë se ka konfirmuar nga burime të ndryshme në Iran se janë arrestuar qindra aktivistë të opozitës dhe përkrahës të reformistëve. Mes tyre ka udhëheqës të njohur politikë dhe fetarë si dhe intelektualë, studentë dhe gazetarë. (ze)

XS
SM
MD
LG